Македонски
Почетна Изданија Изданија на албански јазик
Изданија на албански јазик
Документи издадени од Фондацијата Метаморфозис на албански јазик.

ДокументиДодадено на

Подреди по : Име | Датум | Погледи [ Растечко ]
file icon Udhezues per TKI i Metamorphosis Nr. 6 03/30/2011 Преземања: 526
PUBLIKIMI I POLITIKËS PËR PRIVATËSI, U MUNDËSON E-BOTUESVE NJË BAZË PËR TA PËRFITUAR BESIMIN E VIZITORËVE TË UEB-FAQEVE TË TYRE, NËPËRMJET INFORMIMIT TRANSPARENT PËR ATË SE CILAT TË DHËNA TË TYRE I MBLEDHIN DHE I SHFRYTËZOJNË.
file icon Publikimi i kryqëzuar për përfaqësim 08/04/2010 Преземања: 1315

Ky udhëzues ofron një njoftim të shkurtër për shfrytëzimin e publikimit të kryqëzuar për fushatë on-line. Në të shqyrtohen vegla të ndryshme të Web-it 2.0, duke paraqitur shembuj të suksesshëm kur publikimi i kryqëzuar është shfrytëzuar për ndonjë çështje. Udhëzuesi gjithashtu i përmbledh përparësitë dhe mangësitë e teknikës së publikimit të kryqëzuar.

file icon Blogo për një kauzë! 08/04/2010 Преземања: 1420
Përfaqësimi me anë të blogut paraqet shfrytëzimin e blogut për të luftuar kundër ndonjë padrejtësie. Njerëzit i shfytëzojnë bloget për të luftuar një sërë padrejtësish, siç është arrestimi me gabim, korrupsioni qeveritar, dëmtimi i mjedisit, dhe keqpërdorimi i të drejtave të njeriut.
file icon Pse ta shfrytëzoni Dispejsin (DSpace)? 06/15/2010 Преземања: 572
file icon DORACAK PËR TIK: Sigurtë në internet 04/13/2010 Преземања: 2184
Siguria e fëmijëve në internet: si mund të rriturit t’i ndihmojnë fëmijët në mbrojtjen nga rreziqet potenciale të internetit, derisa njëkohësisht u tregojnë për përmbajtjet dhe shërbimet që mund të jenë të dobishme?

Fëmijët dhe adoleshentët e përdorin internetin për gjithçka. Shpesh, interneti është vend i dobishëm për ta, falë të cilit ata fitojnë aftësi, përvoja dhe njohuri të reja, por njëkohësisht ekzistojnë edhe rreziqe reale që mund të ndikojnë në privatësinë dhe sigurinë vetjake të tyre, madje mund ta vënë në pyetje sigurinë e gjithë familjes. Derisa janë në internet, fëmijët tuaj mund të hasin në informata apo fotografi shqetësuese, në mënyrë naive të pranojnë apo shkëmbejnë fajl që mund ta vë në rrezik të gjithë familjen prej vjedhësve-sajber apo ta infektojë kompjuterin me viruse. Ata mund të hasin në dhunues-sajber (syberbullies) të cilët do të përpiqen t’i trembin apo turpërojnë. Edhe më keq, fëmijët tuaj, pa ditur, mund të komunikojnë me rrëmbyes online (online predators), të cilët e përdorin internetin për të vendosur marrëdhënie shoqërore me fëmijë të lëndueshëm, hiqen se janë moshatarë të tyre apo ndonjë i rritur tek i cili mund të kenë besim, e më vonë përpiqen t’i bindin që të takohen drejtpërdrejt.
file icon Bloget 04/13/2010 Преземања: 2790
1. Ç’ËSHTË BLOGU
Ç’është në të vërtetë blogu?
Disa karakteristika kryesore (boksi)
Blogosfera
Bloget – paraardhëse e mediumeve të reja
Llojet e blogeve

2. HISTORIATI
Bloget e para në botë
Bloget maqedonase

3. SI BËHET BLOGU
Zgjedhja e blog-servisit
Të shkruarit e posteve
Edhe disa këshilla
Gjashtë pika të etikës blogeristike (boksi)
Terminologjia blogeristike
Çfarë të bëj që blogun ta kem në Gulg (boksi)
Kopirjati i pjesërishëm Kriejtiv Komons (boksi)
Udhëzim për ftesë të blogeristëve (boksi)
file icon Matja e shërbimeve të e-pushtetit në Maqedoni 04/13/2010 Преземања: 2007
Kjo është matja e katërt e onlajn-sofistikimit në nivel qeveritar në Maqedoni. Matja është
bërë në periudhën mars/prill 2008 dhe kjo pasqyron gjendjen e projekteve të realizuara në
vitin 2008. Kësaj radhe kemi punuar sipas sistemit të ri të vlerësimit të Kepxheminit prej
pesë niveleve, te i cili niveli i pestë u shtua me qëllim që të përfshihet ideja për dhënie
proaktive dhe të automatizuar të shërbimeve. Në këtë dokument do ta krahasojmë
zhvillimin e shërbimeve të e-qeverisë në Maqedoni me sistemin e vjetër prej 4 niveleve
dhe do ta krahasojmë gjendjen në Maqedoni me vendet e tjera të BE duke përdorur
sistemin për vlerësim prej 5 niveleve.
Fokusi i konferencës ishte qasja regjionale në krijimin e politikave lidhur me teknologjitë e informacionit dhe komunikacionit (TIK). Në konferencë morën pjesë numër i madh ekspertësh, krijues të politikave, lobi-grupe dhe faktorë tjerë nga Maqedonia, regjioni i Evropës juglindore dhe Unionit Evropian (UE) të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre në kuadër të panel-diksutimeve dhe punëtorive. Konferenca ofroi një mundësi të shkëlqyer që faktorët e ndryshëm nga regjioni të bisedojnë për sfidat e ardhshme, të ndajnë informacione, përvoja dhe njohuri. Gjithashtu, solli një perspektivë regjionale të problemeve lokale dhe ofroi mundësi që të parashihen problemet e ardhshme.

Qendra e rrjetit informatik të Rrjetit maqedonas akademik dhe hulumtues (MARNet NIC) udhëheq me domenin kryesore të Maqedonisë ".mk". MARNET i ka ingerencat e regjistrimit të nëndomeneve dytësore dhe tretësore të domenit ".mk", dhe ka vendosur të shfrytëzojë adresimin hierarkik të domeneve të Maqedonisë, duke i mundësuar shfrytëzuesve shfrytëzimin e nëndomeneve tretësore.

Në këtë dokument tregohen disa analiza të domeneve të Maqedonisë, të cilat kanë ekzistuar më 1 janar 2006. *

EN / MK / AL 

<< Почеток < Пред 1 2 Следно > Крај >>
JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

Наши изданија

ping_logo

Приватност на интернет на лесен начин

Filmovi-opme
Igri-opme

sajt_na_denot
sakas_da_volontiras

Creative Commons iconОсвен во случаите каде што не е експлицитно наведено поинаку, содржините на овој веб-сајт се лиценцирани
според лиценцата на Creative Commons Наведи извор-Некомерцијално-Без адаптирани дела 2.5