| Debat publik për Propozim-ligjin për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike si dhe me mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike |
|
|
|
| Lajme - Aktivitete |
| E hanë, 30 Maj 2011 09:11 |
|
Në emër të Fоndacionit Metamorfozis dhe të Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, dëshirojmë t'u ftojmë në debatin publik për Propozim-ligjin për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike si dhe me mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Propozim versionin e ligjit munda ta shkarkoni nga ky link: Propozim-ligji. Me qëllim që t'u mundësojmë të gjitha palëve të interesuara të kyçen në debatin për propozim-ligjin, kemi paraparë tri debate publike nëpër Maqedoni:
Në debatet publike, prezantime do të kenë Elena Ignatova (Fondacioni Metamorfozis) dhe Lençe Qurçieva (Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor), pas të cilave do të hapet diskutim për Propozim-ligjin për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike si dhe me mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ngjarjet organizohen si pjesë e projektit "Përforcim i pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës", të Institutit Nacional Demokratik (NDI), me qëllim të përfaqësimit për sjelljen e ligjit për menaxhim me mbeturinat e pajisjeve elektronike dhe elektrike. Këto aktivitete përputhen edhe me projektin aktual të Metamorfozis-it në këtë temë: "Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit me e-mbeturinat". Pjesëmarrjen në debatet publike mund ta konfirmoni nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me Frosina Tasevskën, asistente programore, nëpërmjet e-mailit: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa ose në tel/faks: 02/3109-325. |