|
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë për zhvillimin e mendimit kritik dhe demokratizimit në Maqedoni nëpërmjet përdorimit konstruktiv të teknologjive të reja si vegla për rritjen e sasisë dhe kualitetit të e-përmbajtjeve arsimore, shkencore dhe akademike.
Më konkretisht, projekti ka për qëllim specifik të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe kapacitetit të publikut akademik për krijimin dhe shfrytëzimin e resurseve të hapura arsimore.
Аktivitetet:
- Formimi i grupit koordinativ për RHA-të Maqedoni. Në të, do të kyçen faktorë të rëndësishëm të kësaj fushe, si dhe përfaqësues të universiteteve dhe të shkollave të mesme, të institucioneve relevante shtetërore dhe të bibliotekave, që do kontribuojnë për promovimin e RHA-ve.
- Doracak për RHA i cili do të shtypet në 1.000 ekzemplarë (500 në maqedonisht dhe 500 në shqip), përmbajtja e të cilit do të fokusohet në sqarimin e konceptit të RHA-ve, potencimin e përfitimeve, mënyrat për zbatimin e tyre, me theks të veçantë në ueb- faqen si vend kyç për shpërndarjen dhe shfrytëzimin e resurseve të përbashkuara. Doracaku do të jetë në dispozicion edhe në version elektronik nën licencën Creative Commons, ndërsa versioni në formë të shtypur do të distribuohet në konferencë, nëpër punëtoritë, si dhe gjatë çdo takimi të drejtpërdrejtë me faktorët kyç të kësaj fushe.
- Materiale promovuese (1.000 posterë, 1.000 fletëpalosje dhe 1 video virale) që kanë për qëllim ta promovojnë konceptin për RHA, aktivitetet e projektit, ueb-faqen e tij dhe ta ngrisin vetëdijen për përfitimet nga shfrytëzimi i tij nga ana e një numri sa më të madh të njerëzve. Poashtu, aktivitetet promovuese do të zhvillohen në mënyrë të rregullt nëpërmjet rrjeteve sociale.
- Ueb-faqe për promovimin e RHA-ve në Maqedoni dhe ngritjen e vetëdijes publike për dobinë nga zbatimi i këtij koncepti, duke publikuar informata për aktivitetet aktuale në kuadër të projektit, materialet promovuese dhe edukative, përmbajtje për sqarimin e konceptit të RHA-ve dhe vënien në dispozicion të veglave për zabtimin e tij në praktikë, si dhe linke deri te ueb-faqe dhe resurse të tjera të dobishme dhe njoftime për ngjarje të rëndësishme nga bota që kanë të bëjnë me RHA-të. Funksioni i dytë i ueb-faqes është të mundësojë futje të drejtpërdrejtë të resurseve arsimore dhe materiale shkencore-hulumtuese në gjuhët lokale, të strukturuara sipas temave dhe të cilave mund t'u qasemi në mënyrë të lehtë. Qëllimi i ueb-faqes është të bëhet vend qendror për kërkimin dhe shpërndarjen e RHA-ve që janë në dispozicion. Ueb-faqja do të jetë në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.
- Punëtori për RHA-të (5) të dedikuara për arsimtarët, profesorët, hulumtuesit etj., që kanë për qëllim ta prezantojnë mënyrën për shfrytëzimin e RHA-ve dhe qasjes së hapur, si vegël në procesin e arsimit, mësimit, hulumtimit dhe kontrollimit të depove ekzistuese shkencore-hulumtuese që arkivojnë revista shkencore, punime shkencore dhe lloje të tjera të materialeve arsimore dhe shkencore-akademike.
- Përkrahje për partnerët e projektit në procesin e arkivimit të materialeve të tyre që janë në dispozicion në formë elektronike me qëllim që ato të jenë në dispozicion për të tjerët. Këtu do të përfshihet edhe ndihma gjatë zgjedhjes së sistemeve për arkivim dhe deponim të përmbajtjeve, si dhe ndihmë teknike në procesin e futjes së tyre në depo.
- Konferencë dyditore për promovimin e ideve dhe koncepteve të rëndësishme për resurse të hapura arsimore në Maqedonia, si dhe për shqyrtimin e politikave që janë drejtpërdrejt të lidhura me zhvillimin e tyre. Në konferencë do të mbajnë prezantime faktorë të rëndësishëm nga kjo fushë, si dhe përfaqësues të ministrive relevante, universiteteve anembanë Maqedonisë, si dhe përfaqësues të organizatave lokale nga Maqedonia, si dhe ekspertë nga vende të tjera në të cilat RHA-të janë në nivel më të lartë të zhvillimit. Qëllimi i ngjarjes dyditore është njohja me vetë konceptin, potencialet për zhvillim dhe vështrimi i resurseve të deritanishme, shqyrtimi i përvojave dhe praktikave të mira, si dhe nxjerrja e përfundimeve dhe dhënia e rekomandimeve për vendosjen e RHA-ve si koncept i rëndësishëm në procesin e arsimit dhe zhvillimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese në të ardhmen.
Rezultatet e pritura:
- të forcohet vetëdija për rëndësinë e koncpetit të resurseve të hapura arsimore dhe të kontribuohet për përmirësimin e kornizave juridike dhe institucionale që ato të bëhen më të përshtatshme për zhvillimin e e-përmbajtjeve
- të përmirësohet dukshmëria e publikimeve akademike dhe të krijohen resurse të reja me të cilat do të promovohen edhe do të agregohen publikimet me licenca Creative Commons dhe me qasje të hapur
- të rritet kualiteti i përmbajtjeve relevante arsimore për nxënësit dhe studentët në Maqedoni
- të rritet kualiteti i përmbajtjeve lokale që janë në dispozicion të lirë nëpërmjet internetit duke e rritur vetëdijen publike dhe nivelin e shkathtësive informatike, duke u bazuar në zbatimin e praktikave më të mira.
Periudha e zbatimit: dhjetor 2011 - dhjetor 2012
|