| 4 punëtori - shtande të hapura në "Liri dhe privatësi në internet" |
|
|
|
| Lajme - Aktivitete |
| E premte, 18 Maj 2012 15:45 |
Gjatë konferencës ndërkombëtare me temë "Liri dhe privatësi në internet", që do të mbahet më 21 – 22 maj, në City Hall në Shkup, vizitorët do të kenë mundësi t'i ndjekin prezantimet e rreth 35 folësve. Ata do të kenë mundësi që të kyçen edhe në punëtoritë e hapura në 4 tema, ku do të mund të informohen dhe të marrin këshilla për:
Në shtandin për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në internet, vizitorët do të kenë mundësi të informohen për mënyrat dhe mjetet me të cilat mund t'i mbrojnë fëmijët e tyre në internet, të mësojnë më tepër për rreziqet, si dhe të marrin këshilla për këtë temë. Në shtandin për përshtatje të parametrave për privatësi në Facebook, të interesuarit do të mund të mësojnë diçka më tepër për standardet dhe parametrat e përshtatura për privatësi në profilet e tyre të Facebook-ut, të marrin këshilla dhe të intervenojnë menjëherë në parametrat, me ndihmën e moderatorit. Në shtandin tjetër shfrytëzuesit do të mund të kyçen vullnetarisht në rrjetin e hapur wifi, ku do të theksohet në mënyrë të qartë se mblidhen të gjitha të dhënat personale. Kjo do të mundësojë që pjesëmarrësit, praktikisht ta shohin rrezikun nga lidhja në rrjet të pasigurt, si dhe të informohen për atë se si t'i shmangen ekspozimit të të dhënave të tyre personale. Konferenca "Liri dhe privatësi në internet", në kuadër të së cilës do të mbahen këto punëtori, është pjesë e projektit disavjeçar për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Ulët, i përkrahur nga rrjeti Francë-Ballkan.
|