| Rezultatet nga mini-hulumtimi për qëndrimet e studentëve në lidhje me shfrytëzimin e internetit dhe të mediumeve sociale |
|
|
|
| Lajme - Aktivitete |
| E enjte, 31 Maj 2012 13:26 |
|
Gjatë 5 debateve për mediumet sociale, që u mbajtën gjatë muajit prill 2012, si pjesë e projektit Mediumet sociale për demokraci, fondacioni Metamorfozis kreu një mini-hulumtim për qëndrimet e të rinjve në lidhje me përdorimin e internetit dhe të mediumeve sociale. Në hulumtim morën pjesë 154 studentë nga 4 universitete të Republikës së Maqedonisë.
Pyetësori përbëhej prej 24 pyetje të vendosura në shkallën e Likertit, ku studentët u shprehën se në çfarë mase pajtohen ose nuk pajtohen me deklaratën e dhënë e kishte edhe disa pyetje me rëndësi statistikore. Pyetjet me rëndësi statistikore i dhanë këto rezultate:
Pjesa tjetër e pyetësorit siguroi vlera që kanë të bëjnë me qëndrimet e studentëve rreth përdorimit të internetit dhe mediumeve sociale, privatësisë së tyre në internet, si i shfrytëzojnë mediumet sociale dhe çka përbashkojnë më shpesh, çka mendojnë për censurën në këto mediume etj. Pjesa më e madhe e të anketuarve, gjegjësisht 87,66% kanë profile në rrjetet sociale, që tregon se rrjetet sociale janë pjesë e përditshmërisë së të rinjve. Poashtu, 70% janë deklaruar se nuk i ndjekin trendet, dhe kur paraqiten rrjete të reja sociale, nuk krijojnë profile të reja. 65,6% e të anketuarve deklaruan se më tepër informohen nëpërmjet mediumeve sociale se sa nëpërmjet mediumeve tradicionale, ndërsa 77,3% e pjesëmarrësve së paku njëherë në ditë kontrollojnë se çka ndodh në mediumet sociale. Sa i përket pyetjeve për privatësinë, 55% e të anketuarve pajtohen me deklaratën se kur e vizitojnë ndonjë ueb-faqe është me rëndësi për ta që ajo të ketë politikë për privatësi. Megjithatë, madje 27% e të anketuarve, kur hapin profil të ri onlajn, nuk i lexojnë të dhënat për mënyrën e përdorimit të të dhënave të tyre personale. 63% kanë miq në Facebook të cilët nuk i njohin për së gjalli, ndërsa interesant është fakti se 34% vazhdimisht publikojnë fotografi nga ndejat me shokët dhe i shënojnë (me tag) miqtë e tyre, ndërsa 51% i ndajnë me të tjerët mendimet e tyre nëpërmjet Facebook-ut ose Тwitter-it. Një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve - 70%, pajtohen se mediumet sociale u shërbejnë në jetën e përditshme. Se a kujdesen studentët për privatësinë e tyre, çka zbulojnë në mediumet sociale, çka mendojnë rreth mundësive për promovim, mundësisë për zhvillimin e karrierës, censurës në këto mediume, si dhe përfundimet dhe rekomandimet e hulumtuesve, lexoni në raportin e plotë.
|