Shqip
Почетна Aktivitete Takim koordinativ për projektin Resurse të hapura arsimore
Takim koordinativ për projektin Resurse të hapura arsimore pdf Shtyp Email
Lajme - Aktivitete
E enjte, 07 Qershor 2012 10:04
Më 31 maj, në hapësirat e fondacionit "Metamorfozis" u mbajt takim koordinativ i një grupi profesionistësh, arsimtarësh, profesrorësh dhe aktivistësh nga fusha e arsimit dhe mediumeve të reja. Në takim u prezantuan qëllimet dhe planet e projektit "Resurse të hapura arsimore", bartës i të cilit është fondacioni "Metamorfozis", dhe u diskutuan mundësitë për bashkëpunim, si dhe për lidhje më të mirë të të gjitha palëve aktive në këtë fushë.

oer-koordinativna-sredbaKoordinatorët e projektit i informuan pjesëmarrësit për planet për aktivitetet promovuese, me qëllim që të ngritet vetëdija te nxënësit, studentët, realizuesit e procesit arsimor dhe te punëtorët shkencor-hulumtues për potencialet e arsimit të hapur në tërësi. Përveç aktiviteteve promovuese janë planifikuar një sërë punëtorish ku do të prezantohen mënyrat për shfrytëzimin e teknologjive digjitale dhe të internetit në procesin arsimor. Gjatë nëntorit të vitit 2012 planifikohet të mbahet një Konferencë ndërkombëtare për RHA-të, ku pjesëmarrësit nga vendi dhe bota do t'i këmbejnë përvojat për RHA-të.

Pjesëmarrësit, të cilët janë aktivë në këtë drejtim në sfera të ndryshme shkencore dhe arsimore, i këmbyen përvojat e tyre në lidhje me aspektet prioritare të resurseve hapura në arsim, si dhe problemet me të cilat ata janë ballafaquar gjatë praktikës. Gjithashtu, pjesëmarrësit dhanë rekomandime se në cilat sfera duhet të intensifikohen aktivitetet promovuese dhe praktike, me qëllim të rritjes të shfrytëzimit, koordinimit efikas dhe intensifikimit të krijimit dhe përdorimir të RHA-ve.

Koordinatorët e projektit për RHA theksuan se ueb-faqja e projektit, oor.mk, do të zhvillohet posaçërisht në pjesën "resurse", e cila është planifikuar të jetë një lloj katalogu dhe një urë e lehtë për te resurset arsimore që janë dispozicion në Maqedoni.

Tags: OERMK , arsim , resurse , takim , edukim , arsim i hapur
 

Botimet tona

  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image

wsa145x160-2013

Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave

ping_logo

Privatësia në internet në mënyrë të lehtë

Filmovi-opme-alb
Igri-opme-alb

Creative Commons iconPërveç në rastet kur në mënyrë eksplicite nuk është theksuar ndryshe, përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të licencuara
sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin - Jokomerciale - Pa vepra të adaptuara 2.5.