Shqip
Почетна Aktivitete Mbahet prezantim për politikat për privatësi për studentë dhe të papunësuar
Mbahet prezantim për politikat për privatësi për studentë dhe të papunësuar pdf Shtyp Email
Lajme - Aktivitete
E enjte, 05 Korrik 2012 14:07
Më 5 korrik, me fillim në orën 12, në hapësirat e inkubatorit Yes u mbajt prezantim për krijimin e politikave për privatësi në ueb-faqet për e-shitje, ku morën pjesë rreth 20 studentë dhe persona të papunësuar.

Përfaqësuesi i fondacionit Metamorfozis ishte mysafir i trajnimit të organizuar nga "Еkskuizit", që është i treti me radhë nga seria e trajnimeve që i mbajnë ata në bashkëpunim me Аmbasadën e Mbretërisë së Norvegjisë, me qëllim të nxitjes së vetëpunësimit dhe zhvillimit të frymës ndërmarrëse te të rinjtë.

Prezantimi paraqiste një udhëzues të detajuar "hap pas hapi" për shkruarje të politikës për privatësi, të bazuar në shërbimet që do t'i ofronte ueb-faqja, e që është në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë.

m_250x250

Pjesëmarrësit morën nga një ekzemplar të udhëzuesit "Si deri te politika për privatësi?", poster, që e përmban zotimin për mbrojtjen e privatësisë, si dhe udhëzuesin "Si ta mbrojmë privatësinë në Facebook?"

Njëkohësisht pjesëmarrësit u stimuluan që, nëse formojnë e-shitore të tyre, të tregojnë se kujdesen për mbrojtjen e të dhënave personale të shfrytëzuesve të tyre, duke e vendosur bexhin "Respekt për privatësinë!".

Prezantimi paraqet vazhdim të iniciativës së fondacionit Metamorfozis për ngritjen e njohurive dhe të vetëdijes për nevojat për krijimin e politikave adekuate për privatësi nëpër ueb-faqe, që në perpsektivë do të mundësonte edhe rritjen e numrit të tyre.

 

Botimet tona

  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image

wsa145x160-2013

Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave

ping_logo

Privatësia në internet në mënyrë të lehtë

Filmovi-opme-alb
Igri-opme-alb

Creative Commons iconPërveç në rastet kur në mënyrë eksplicite nuk është theksuar ndryshe, përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të licencuara
sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin - Jokomerciale - Pa vepra të adaptuara 2.5.