Shqip
Почетна Botime Botime në gjuhën shqipe
Botime në gjuhën shqipe
Dokumente të botuara nga Fondacioni Metamorfozis në gjuhën shqipe.

DocumentsDate added

Order by : Name | Date | Hits [ Ascendant ]
“Udhëzuesi për TKI” i tetë me radhë i fondacionit Metamorfozis ka të bëjë me gjithë shfrytëzuesit e Facebook-ut, pa marë parasysh mënyrën dhe nivelin se si e shfrytëzojnë këtë rrjet. Ai paraqet “udhëzim të shkurtër për përdorim” të të gjitha opsioneve ekzistuese për mbrojtjen e privatësisë, që është shumë e rëndësishme për ata që i ndajnë shpesh me të tjerët qëndrimet, komentet, linket..., që i shpiejnë te përmbajtjet që pëlqejnë ose të cilat i përkrahin, te fotografitë personale dhe ato të të tjerëve që janë gjetur para foto-objektivit të tyre. Edhe pse ky udhëzues, para së gjithash, do t’u ndihmojë shfrytëzuesve të Facebook-ut që t’i kuptojnë mënyrat se
si ndahen informatat e tyre me të tjerët dhe si përshtaten opsionet në mënyrë adekuate, sipas preferencave të tyre, megjithatë, përsa i përket shfrytëzimit të rrjeteve sociale, ai nuk i përjashton as skeptikët. Se a do të jetë dikush shfrytëzues i ndonjë rrjeti social apo jo, është e drejtë dhe zgjedhje personale, sepse zgjedhja bëhet për shkak të qëndrimeve personale, që duhet të bazohen në nivelin e informimit të drejtë të personit. Ky udhëzues e mundëson mu atë.
Publikimi i politikës për privatësi, u mundëson e-botuesve një bazë për ta përfituar besimin e vizitorëve të ueb-faqeve të tyre, nëpërmjet informimit transparent për atë se cilat të dhëna të tyre i mbledhin dhe i shfrytëzojnë.
Siguria e fëmijëve në internet: si mund të rriturit t’i ndihmojnë fëmijët në mbrojtjen nga rreziqet potenciale të internetit, derisa njëkohësisht u tregojnë për përmbajtjet dhe shërbimet që mund të jenë të dobishme?
Fëmijët dhe adoleshentët e përdorin internetin për gjithçka. Shpesh, interneti është vend i dobishëm për ta, falë të cilit ata fitojnë aftësi, përvoja dhe njohuri të reja, por njëkohësisht ekzistojnë edhe rreziqe reale që mund të ndikojnë në privatësinë dhe sigurinë vetjake të tyre, madje mund ta vënë në pyetje sigurinë e gjithë familjes. Derisa janë në internet, fëmijët tuaj mund të hasin në informata apo fotografi shqetësuese, në mënyrë naive të pranojnë apo shkëmbejnë fajl që mund ta vë në rrezik të gjithë familjen prej vjedhësve-sajber apo ta infektojë kompjuterin me viruse. Ata mund të hasin në dhunues-sajber (syberbullies) të cilët do të përpiqen t’i trembin apo turpërojnë. Edhe më keq, fëmijët tuaj, pa ditur, mund të komunikojnë me rrëmbyes online (online predators), të cilët e përdorin internetin për të vendosur marrëdhënie shoqërore me fëmijë të lëndueshëm, hiqen se janë moshatarë të tyre apo ndonjë i rritur tek i cili mund të kenë besim, e më vonë përpiqen t’i bindin që të takohen drejtpërdrejt.
Shoqërimi social dhe mundësitë e shumta që i ofron interneti janë karakteristikat e shekullit XXI, por a ke menduar ndonjëherë për rreziqet e mundshme në mjediset virtuale, dhe për atë se kush dhe si mund të jenë miqtë tu virtualë? Sajberdhuna është problem real i ditëve të sotme, ndërsa viktimë mund të jetë çdokush, duke të përfshirë edhe ty. Ja disa shembuj që do të ndihmojnë ta kuptosh se çka është sajberdhuna, çfarë formash merr, si të ballafaqohesh me të dhe si ta pengosh atë.
file icon Ti vendos... 06/05/2012 Hits: 984
Broshurë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë në internet.
“Udhëzuesi për TKI” numër 7 i fondacionit Metamrfozis është për të gjithë, për shkak se secili që dëshiron të mësojë dhe të përfitojë njohuri të reja mund të ketë dobi prej tij. Ky udhëzues u dedikohet edhe atyre që e krijojnë dijen dhe që dëshirojnë ta shpërndajnë atë në çdo formë, me qëllim që të jetë më e qasshme dhe më e përhapur. Në këto faqe mund të njiheni me konceptin e resurseve të hapura arsimore dhe me iniciativat e ngjashme, gjendjen në Maqedoni, mund të lexoni shembuj dhe praktika të mira nga zbatimi i tyre në botë, si dhe rekomandime për zhvillimin  e tyre në të ardhmen. Qëllimi është të mësojmë dhe dijen e fituar ta zbatojmë menjëherë.
<< Fillo < Para 1 2 3 Tjetri > Fund >>
Faqe 1 nga 3

Botimet tona

  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image

Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave

mwsa-2014-banner-mm1

Privatësia në internet në mënyrë të lehtë

Filmovi-opme-alb
Igri-opme-alb

ifex-member-white

Creative Commons iconPërveç në rastet kur në mënyrë eksplicite nuk është theksuar ndryshe, përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të licencuara
sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin - Jokomerciale - Pa vepra të adaptuara 2.5.