| Holandë: gjysma e administratës publike ka strategji për softuer me kod të hapur |
|
|
|
| Lajme - Bota |
| E martë, 28 Qershor 2011 14:14 |
|
Gjysma e administratës publike në Holandë (51 përqind) ka strategji për softuer me kod të hapur ose është duke përgatitur një plan të tillë, ndërsa gjysma (53 përqind) ka plane konkrete për përdorim më të gjerë të këtij lloji të softuerit. Këto janë dy prej përfundimeve që dolën si rezultat i ankesës së NoiV, qendrës për resurse për softuer me kod të hapur dhe standarde të hapura të qeverisë holandeze. Anketa, gjithashtu tregon se 66 përqind e administratës publike në vend e përkrah formatin e lirë të dokumenteve elektronike (ODF) dhe se ai është futur si opcion për personelin (69 përqind). Pastaj, formati i dokumenteve PDF shfrytëzohet për publikimin e dokumenteve në ueb-faqe, pa pasur mundësi për t'i ndryshuar ato, nga 62 përqind të administratës publike. Softueri me kod të hapur më shpesh përdoret nga ana e administratës publike për infrastrukturë të TI (75 përqind), menaxhim me TI (58 përqind). Te kompjuterët desktop, zgjidhjet softuerike me kod të hapur i shfrytëzon 31 përqind e administratës publike. Sipas NoiV, përdorimi i softuerit me kod të hapur te kompjuterët desktop është në rritje e sipër, veçanërisht në fushat e menaxhimit me TI. Në këtë hulumtim, NOiV, gjithashtu e pyeti administratën publike se të anketuarit e kanë propozuar zgjidhje softuerike me kod të hapur gjatë kërkesave për furnizime publike. Sipas përgjigjeve, në 78 përqind të rasteve nuk ka pasur softuer me kod të lirë në mesin e opcioneve që janë ofruar. Megjithatë, kur ky tip i softuerit është ofruar, në 43 përqind të rasteve edhe është zgjedhur. Rezultatet e detajuara nga anketa e tretë vjetore e NOiV u publikuan më 7 qershor në ueb-faqen e organizatës. Kjo mundëson që të krahasohen, për shembull ministritë, komunat dhe institucionet e tjera të administratës publike. Rezultatet, poashtu, janë edhe bazë për NOiV Monitor-in, që është një raport më e gjerë, dhe i cili është publikuar nga organizata më 9 qershor. Sipas këtij raporti, më shumë se gjysma (61 përqind) e administratës publike janë të interesuar për atë se a është softueri me kod të hapur kompatibil me zgjidhjet e mëparshme të TI. Rreth gjysma e të anketuarve presin që të ketë probleme gjatë implementimit të këtij lloji të zgjidhjeve dhe rreth një e treta kanë dyshime rreth sigurisë së softuerit, stabilitetit dhe përdorshmërisë së tij. Burimi: OSOR.eu "NL: Half of all public administrations have open source strategy" 28 qershor 2011. |