| Serbi: 92% e shfrytëzuesve të rinj të internetit janë në Facebook dhe në Twitter |
|
|
|
| Lajme - Bota |
| E mërkurë, 14 Shtator 2011 12:22 |
|
Enti Shtetëror i Statistikës publikoi raportin për Përdorimin e teknologjive informatike-të komunikimit në Republikën e Serbisë për vitin 2011. Shfrytëzuesit e Twitter-it diskutojnë për raportin e nën hashtag-un #ICTSrbija. Diskutimin në Twitter e inicoi Sllobodan Markoviq (smarkovic), i cili ndau disa konstatime kyçe:
Marko Lazareviq (havijer) e përmendi këtë të dhënë: Përqindja e ditës - 91,8% e popullatës [së re] në internet [të moshës prej 16 deri në 24 vjet] ka profil në Facebook ose në Twitter… Sipas raportit për Serbinë 52,1% e amvisërive kanë kompjuter, 41,2% e amvisërive kanë lidhje të internetit, ndërsa, në tre muajt e fundit para anketës, internet kanë shfrytëzuar 42,2% e popullatës ose 2,4 milionë njerëz, prej të cilëve, 1,9 milionë për çdo ditë. 69,8% e të gjithë shfrytëzuesve kanë deklaruar se shfrytëzojnë rrjeta sociale, ndërsa 45,5% se e konsultojnë enciklopedinë Wikipedia. |