Shqip
Почетна TIK Lajme Bota Francë: kryeministri kërkon përdorim të gjerë të formateve të lira dhe të hapura në qeveri
Francë: kryeministri kërkon përdorim të gjerë të formateve të lira dhe të hapura në qeveri pdf Shtyp Email
Lajme - Bota
E martë, 20 Shtator 2011 12:53
Organizata franceze April për përfaqësim për softuer të lirë dhe standarde të hapura e përshëndet apelin e kryeministrit francez deri te ministrat që të sigurohet përdorim i gjerë i formateve të lira dhe të hapura në administratën publike.

April potencon se softueri i lirë mundëson përdorim efikas të këtyre formatevе. April plotësisht e përkrah apelin që kryeministri Fransoa Fijon e bëri më 31 gusht 2011, në takimin e Këshillit të Ministrave, në lidhje me formatet e lira dhe të hapura, në kontekst të hapjes së informatave qeveritare për publikun. April konsideron se ky hap është në përputhje me përcaktimin për vënien në dispozicion të të dhënave publike. Organizata e shfrytëzoi këtë rast të theksojë se softueri i lirë mundëson shfrytëzim të formateve të lira dhe të hapura.

Me Ligjin për besim në ekonominë digjitale (nr. 2004-575) të datës 21 qershor 2004, formatet e lira dhe të hapura janë të definuara si: "të gjitha formatet interoperabile të të dhënave, specifikat teknike të të cilave janë publikuar publikisht dhe pa kufizime për qasje në to ose për implementimin e tyre". Përdorimi i tyre i gjerë do ta përmirësojë qasjen deri te informatat, kontinuitetin e të dhënave si dhe këmbimin ndërmjet administratës publike dhe qytetarëve.

Përdorimi i formateve të hapura në administratën publike, që është kërkesë e shumëvjeçare e April, do të mund të jetë burim kursimi për qeverinë. Duke mundësuar interoperabilitet dhe zvogëlim të kufizimit me softuer jo të lirë, formatet e hapura do t'u mundësojnë autoriteve që gjatë furnizimeve të jenë në pozicion të zgjedhin ku do t'i bëjnë investimet më të mira të TI. 

Në njoftimin për shtyp të publikuar nga April në vitin 2009 theksohet se Korniza e përgjithshme për interoperabilitet për administratën publike dhe vetadministrimin lokal (RGI) ka shkaktuar huti me ngatërrimin e formateve të hapura dhe jo të lira, që rezultoi me rrezik të shtuar për kufizim të formateve jo të lira për administratën publike.

April konsideron se ftesa e kryeministrit paraqet kthim drejt qëllimit për formate që janë vërtet të hapura dhe interoperabile dhe të dobishme për autoritetet shtetërore. Gjithashtu, ky vendim e potencon rëndësinë e rishqyrtimit të RGI me qëllim që standardet e lira dhe të hapura të ridefinohen në mënyrë të qartë për përdorim të gjerë në administratën publike.

Vërejte: artikulli origjinal në gjuhën frenge është licencuar sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin - Ndaj nën të njëjtat kushte 2.0.

Burimi: OSOR.eu „FR: Prime Minister demands widespread use of free and open formats in government“ 15 shtator 2011.

 

Botimet tona

  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image

wsa145x160-2013

Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave

ping_logo

Privatësia në internet në mënyrë të lehtë

Filmovi-opme-alb
Igri-opme-alb

Creative Commons iconPërveç në rastet kur në mënyrë eksplicite nuk është theksuar ndryshe, përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të licencuara
sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin - Jokomerciale - Pa vepra të adaptuara 2.5.