Shqip
Почетна TIK Lajme Bota 28 shtatori - Dita ndërkombëtare për qasje të lirë te informatat
28 shtatori - Dita ndërkombëtare për qasje të lirë te informatat pdf Shtyp Email
Lajme - Bota
E mërkurë, 28 Shtator 2011 11:17
Fondacioni Shoqëri e hapur - Maqedoni, Transparencë Maqedoni, Fondacioni Metamorfozis, Shoqata maqedonase e jursitëve të rinj, Forumi arsimor për të rinj dhe Civil – qendra për liri e shënojnë Ditën ndërkombëtare për qasje të lirë te informatat, 28 shtatorin, Right to Know Day. 

Për këtë qëllim e promovojmë ueb-faqen www.spinfo.org.mk e cila paraqet një resurs me mbi 2.500 raste për të drejtën për qasje te informatat. Kjo ueb-faqe paraqet edhe një sistem interaktiv i cili u ndihmon të njiheni me të drejtën për qasje të lirë, por u ndihmon edhe që me anë të njohurive të fituara, më lehtë ta realizoni këtë të drejtë para institucioneve.

Në këtë ditë të rëndësishme ndërkombëtare, ne nga sektori qytetar dëshirojmë t'i përkujtojmë autoritetet se qasja e lirë te informatat është parim, sipas të cilit, autoritetet shtetërore kanë obligim që t'i japin informatat, gjegjësisht të sigurojnë qasje deri te informatat që i mbajnë dhe i krijojnë, për të gjithë të interesuarit që i kërkojnë ato. Transparencë dhe llogaridhënie nuk do të thotë reklamim në ekranet televizive, por autoritetet janë të obliguara që ta informojnë publikun për punën e tyre, si dhe për politikat që i krijojnë.

 

Botimet tona

  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image

wsa145x160-2013

Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave

ping_logo

Privatësia në internet në mënyrë të lehtë

Filmovi-opme-alb
Igri-opme-alb

Creative Commons iconPërveç në rastet kur në mënyrë eksplicite nuk është theksuar ndryshe, përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të licencuara
sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin - Jokomerciale - Pa vepra të adaptuara 2.5.