| Shkollat dhe universitetet në Rumani dhe në Moldavi dëshirojnë të përdorin softuer të lirë |
|
|
|
| Lajme - Bota |
| E premte, 30 Shtator 2011 13:09 |
|
Shkollat dhe universitetet në Rumani dhe në Republikën e Moldavisë dëshirojnë ta rrisin përdorimin e kompjuterëve me GNU/Linuks dhe fillojnë ta përdorin Moodle, rrethinë për e-mësim e bazuar në softuer të lirë, pas prezantimeve dhe demonstrimeve praktike në gusht dhe në shtator. Disa profesorë universitarë dhe disa arsimtarë morën pjesë në Shkollën verore për softuer të lirë që u mbajt në qytetin rumun Arad, në fund të muajit gusht. Ndërmjet temave të punëtorisë ishin përdorimi i Linuksit dhe puna me mjedise kompjuterike virtuale. Shkollën verore për softuer të lirë e organizoi Fakulteti për informatikë pranë Universitetit Vasile Goldis në Arad. Universiteti ishte nikoqir i kësaj shkolle verore për gjashtë ose shtatë vite me radhë, në fillim me titullin "Linuksi dhe mjedisi për mësim virtual" ndërsa në tre vitet e fundit e njohur si "Informatika në kështjellë". Në njoftimin e publikuar më 3 shtator, Fakulteti për informatikë, Shkollën verore e konsideroi si të suksesshme për të gjithë pjesëmarrësit, "të cilët ishin të udhëhequr nga dëshira për të ditur sa më tepër që është e mundur për softuerin e lirë dhe për ta përkrahur dhe promovuar Linuksin, veçanërisht në arsim". Sipas dekanes së Fakultetit, profesorershës Antoanela Naxhi, pjesërmarrësit "do të kontribuojnë për zhvillim harmonik të dijes, të pakufizuar nga kufizimet e shumta komerciale". Burimi: OSOR.eu "Romanian and Moldovan schools and universities eager to use open source" 29 shtator 2011. |