| Mbretëria e Bashkuar: administrata publike i kushton rëndësi gjithnjë e më të madhe përdorimit të softuerit të lirë |
|
|
|
| Lajme - Bota |
| E enjte, 06 Tetor 2011 16:30 |
|
Softueri i lirë bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për administratën publike në Mbretërinë e Bashkuar. Shembuj të institucioneve të administratës publike, të cilat para do kohe kaluan në këtë lloj të softuerit janë këshillat e komunave dhe të rretheve, spitalet dhe departamentet qeveritare, ndërsa politikanët gjithnjë e më tepër e pranojnë rëndësinë e tij. Në mars të vitit të kaluar, kabineti qeveritar e prezantoi strategjinë e tij të re për TKI, në të cilën përdorimi i këtij lloj softueri është një nga dhjetë temat kyçe. Që të pengohet dështimi i projekteve të mëdha dhe komplekse të TI-së dhe që të rritet këmbimi dhe ripërdorimi i TI-së dhe i të dhënave, qeveria thotë se dëshiron të krijojë "terren të përshtatshëm për softuerin e lirë". Tema e dytë është "imponimi i standardeve të obligueshme të hapura, duke filluar me interoperabilitetin dhe sigurinë". Në informatat më të reja për zgjidhjet e bazuara në softuer të lirë që i zbaton administrata publike, përmendet këshilli i rrethit Oksfordshir, i cili e transferoi ueb-faqen e tij në Drupal - sistemin për menaxhim me përmbajtje që është i bazuar në softuer të lirë. H-Online, ueb-faqe për lajme nga TI që fokusohet në softuerin e lirë, javën e kaluar njoftoi se disa spitale janë duke e konsideruar mundësinë për të përdorur sistem elektronik për kartonat e pacientëve të bazuar në komponente me softuer të lirë. Shembull i tretë është departamenti për transport, i cili këtë muaj nënshkroi marrëveshje për të filluar me hostim të disa ueb-aplikacioneve të tyre në softuer të lirë. Portali britanez IT news, gjithashtu njoftoi për disa pengesa të caktuara për softuerin e lirë në administratën publike. Një shembull është zotimi i këshillit të qytetit të Bristolit për transferim në sistem për e-maila të bazuar në softuer të lirë. Sipas raportit të Computer Weekly, departamenti për TI i këtij qyteti, këtë verë rekomandoi që qyteti të blejë sistem komercial, "për shkak se nuk ka aprovim sigurie për të blerë zgjidhje alternative". Ueb-faqja për lajme nga TI njofton se CESG, departamenti për sajber-siguri i njësisë për zbulim të qeverisë ka verifikuar vetëm zgjidhje komerciale për e-mail dhe nuk i ka marrë parasysh zgjidhjet alternative të bazuara në softuer të lirë. "Computer Weekly kupton se zyra e kabinetit të qeverisë ka diskutuar me CESG për problemin me certifikimin, që në muajin mars. Një burim i afërt me departamentin thotë se kanë gjetur zgjidhje, mirëpo nuk ka mundur të sqarojë se si sistemet e bazuara në softuer të lirë do të mund të akreditohen, përveç nëse nuk kërkohet nga organet shtetërore që t'i mbulojnë harxhimet për futjen e tyre në procesin rraskapitës 18- muajsh të certifikimit nga ana e CESG". Shembull i dytë i pengimit gjatë këtij muaji u theksua nga ueb-faqja për lajme nga TI, Techeye. "Pas disa kërkesave për liri të informimit, para do kohësh u zbulua se sektorët qeveritarë e kanë injoruar softuerin e lirë në krahasim me softuerin komercial". Burimi: OSOR.eu "UK public administration's use of open source growing in importance" 30 shtator 2011. |