Shqip
Почетна TIK Lajme Bota Holandë: një spital në Roterdam zgjodhi softuer të lirë për sistemin e saj të brendshëm për furnizime
Holandë: një spital në Roterdam zgjodhi softuer të lirë për sistemin e saj të brendshëm për furnizime pdf Shtyp Email
Lajme - Bota
E premte, 21 Tetor 2011 16:05
Spitali Ijseland në Roterdam, para do kohësh futi në përdorim një sistem të bazuar në softuer të lirë, që do t'i lehtësojë porositë automatike nga depotë interne dhe blerjen e produkteve.

Ky hap është në përputhje me politikën e spitalit për alternativat e bazuara në softuer të lirë në procesin e përzgjedhjes së çdo softueri të ri.

Spitali Ijseland i cili ka mbi 100 mjekë specialistë, 1,500 të punësuar dhe 220 vullnetarë, e zgjodhi sistemin OpenERP (planifikimi i resurseve të ndërmarrjeve) për sistemin e brendshëm të furnizimeve. Kjo zgjedhje është bërë për shkak të faktit se si sistem i bazuar në softuer të lirë, për dallim nga sistemet komerciale, OpenERP ka fleksibilitet të zbatohet në proceset e spitalit. Për këtë vendim ndikuan edhe harxhimet e ulëta për implementimin e tij.

Përveç përkrahjes për sistemin e brendshëm për furnizime, OpenERP gjithashtu do të merret parasysh për përdorim në seksione dhe departamente të ndryshme të spitalit. Për shembull, Departamenti për informacione për pacientët është i interesuar për përdorimin e këtij paketi duke filluar prej vitit të ardhshëm, për ta përkrahur përdorimin e brendshëm të dokumenteve të pacientëve. Përveç kësaj, hulumtohet se a ka module të tjera të OpenERP të cilat mund të jenë të dobishme për spitalin.

Politika e spitalit për t'i marrë parasysh alternativat e bazuara në softuer të lirë tashmë rezultoi me futje në përdorim të më tepër alternativave të bazuara softuer të lirë: Wiki, sistem për menaxhim me përmbajtje (TYPO3), portali (Liferay), SAP serverë të bazuar në Linuks, Apache ueb-serverë, baza e të dhënave PostgreSQL, e tani edhe OpenERP.

Burimi: OSOR.eu „NL: Rotterdam hospital selects OS solution for its internal ordering system“ 20 tetor 2011.

Tags: Holandë , OpenERP , Linuks
 

Botimet tona

  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image

wsa145x160-2013

Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave

ping_logo

Privatësia në internet në mënyrë të lehtë

Filmovi-opme-alb
Igri-opme-alb

Creative Commons iconPërveç në rastet kur në mënyrë eksplicite nuk është theksuar ndryshe, përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të licencuara
sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin - Jokomerciale - Pa vepra të adaptuara 2.5.