| Kroaci: Punëtori për çështjet kryesore që kanë të bëjnë me sistemin për menaxhim me mbeturinat elektrike dhe elektronike |
|
|
|
| Lajme - Bota |
| E hanë, 23 Janar 2012 11:46 |
|
Si pjesë e projektit "Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit me e-mbeturina", OJQ-ja Еko Kvarner nga Kroacia organizon punëtori nacionale më 28 janar 2012, në Supetar, në ishullin Braç në Kroaci.
Qëllimi i punëtorisë është bartja e njohurive dhe leksionet e mësuara nga Bashkimi Evropian për organizatat e interesuara që t'i nxënë njohuritë e nevojshme për përfaqësim publik në fushën e përmirësimit të sistemit për menaxhim me e-mbeturinat në Kroaci.
Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit me e-mbeturina (BEWMAN) është projekt dyvjeçar i iniciuar dhe i menaxhuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe kofinancuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet IPA me qëllim që të kontribuojë në përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale për menaxhim të rregullt me e-mbeturinat në Maqedoni, Serbi, Kroaci dhe Bullgari, në përputhje me direktivat dhe standardet relevante të BE-së. |