Shqip
Почетна TIK Lajme Bota Shpallet konkursi për video për temën "Pse është i rëndësishëm arsimi i hapur?"
Shpallet konkursi për video për temën "Pse është i rëndësishëm arsimi i hapur?" pdf Shtyp Email
Lajme - Bota
E mërkurë, 16 Maj 2012 16:49
Creative Commons, Ministria amerikane për arsim dhe Instituti shoqëri e hapur, e publikuan fillimin e konkursit për video "Pse është i rëndësishëm arsimi i hapur?". Në këtë garë do të ndahen shpërblime në të holla për videot e shkurtëra më të mira, ku do të sqarohet përdorimi i resurseve të hapura arsimore (RHA) pa pagesë dhe me kualitet të lartë, gjegjësisht video ku paraqiten përfitimet dhe mundësitë që këto materiale ua ofrojnë arsimtarëve, nxënësve dhe shkollave.

Videot mund të dorëzohen deri më 5 qershor 2012, ndërsa fituesit do të shpallen më 18 korrik 2012. Instituti shoqëri e hapur i ndan këto shpërblime me para: 25.000 dollarë (vendi i parë), 5.000 dollarë (vendi i dytë), dhe 1.000 dollarë (Shpërblim sipas përzgjedhjes së publikut). Juria përbëhet nga artistë dhe ekspertë të arsimit, siç janë Dejvis Gugenhajm, Nina Palej, Xhejms Franko dhe shumë të tjerë. Ueb-faqja e konkursit është whyopenedmatters.org dhe përmban një video për njoftim nga sekretari amerikan për arsim, Arne Dankan. Të gjitha video-inçizimet e dorëzuara duhet të shpërndahen nën licencën Creative Commons - Thekso burimin (CC BY).

Sekretari amerikan për arsim, Arne Dankan, i potencoi përfitimet e ndryshme nga RHA-të. Dankan, në një video në ueb-faqen e konkursit "Pse është i rëndësishëm arsimi i hapur?", deklaroi: "Resurset e hapura arsimore jo vetëm që mund ta shpejtojnë dhe ta pasurojnë mësimin, ato mund t'i zvogëlojnë në mënyrë të konsiderueshme harxhimet për shkollat, familjet dhe studentët".

Ketrin Keserli, drejtore ekzekutive e Creative Commons, e potencoi rëndësinë e ngritjes së vetëdijes për resurset e hapura arsimore. "Creative Commons dhe resurset e hapura arsimore sivjet i mbushin 10 vjet, dhe jemi dëshmitarë të një shpërthimi të mahnitshëm sa i përket sasisë dhe kualitetit të përmbajtjeve të lira arsimore me licenca të hapura, që shpërndahen në internet.

Burimi: Creative Commons Maqedoni "Shpallet konkursi për video për temën "Pse arsimi i hapur është i rëndësishëm?" 16 maj 2012.

 

Botimet tona

  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image

wsa145x160-2013

Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave

ping_logo

Privatësia në internet në mënyrë të lehtë

Filmovi-opme-alb
Igri-opme-alb

Creative Commons iconPërveç në rastet kur në mënyrë eksplicite nuk është theksuar ndryshe, përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të licencuara
sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin - Jokomerciale - Pa vepra të adaptuara 2.5.