Shqip
Почетна TIK Lajme Bota Konferencë: Siguria dhe privatësia në botën digjitale
Konferencë: Siguria dhe privatësia në botën digjitale pdf Shtyp Email
Lajme - Bota
E martë, 22 Maj 2012 12:13
Në shoqërinë tone digjitale, sigurimi i të dhënave digjitale dhe transaksioni i të dhënave është sfidë gjithnjë më e madhe për qeveritë, kompanitë dhe individët.


Aftësia jonë afatgjate për të garuar në fushën e TKI-së në nivel ndërkombëtar, në masë të madhe varet nga kapaciteti ynë për përpilimin e zgjidhjeve që e përmirësojnë përdorshmërinë e shërbimeve digjitale, njëkohësisht duke e mbrojtur privatësinë dhe duke luftuar me mashtrimet.

 
Konsumatorët, qytetarët ose ofruesit e shërbimeve, me siguri shfrytëzojnë më tepër zgjidhje të mençura për sigurinë e përditshme. Një pjesë e ambicjeve në agjendën digjitale janë orientuar mu drejt përforcimit të besimit dhe të sigurisë në mjedisin e internetit. Cila është strategjia e iniciativave evropiane në këtë fushë? Cilat zgjidhje i ofron industria për siguri të mençur për ballafaqim me këto sfida, për inovacion dhe përkrahje të ekonomisë digjitale në Evropë?

 
Duke e pasur parasysh këtë, EUROSMART ka kënaqësinë t'ju ftojë të debatoni me ekspertë nga industria për siguri të mençur dhe faktorë të ndryshëm në bibliotekën Solvay, njërën nga vendet më prestigjioze në Bruksel.

 
Konferenca do të fokusohet në 3 tema kryesore, për të cilat do të publikohen dhe promovohen, 3 dokumente të reja në korniza të gjera, në EUROSMART:

 
  • Siguria e pajisjeve mobile, aplikacioneve dhe transaksioneve
  • Siguria e ngulitur e mençur për "Internetin e gjërave"
  • Identiteti digjital dhe menaxhimi me qasjen te shërbimet e bazuara "renë e internetit"
  • Аgjenda e ngjarjes, 20 qershor 2012, Bruksel - 16:00-19:30


16:00-18:30 - Konferencë publike

 
  • Siguria e pajisjeve mobile, aplikacioneve dhe transaksioneve
  • Siguria dhe privatësia në mjedisin e "Internetit të gjërave"
  • Identiteti digjital dhe menaxhimi me qasjen te shërbimet e bazuara "renë e internetit"
 
Diskutim panel për sigurinë dhe privatësinë në botën digjitale

 
18:30 - Koktel

 
Pjesëmarrës

 
  • Udhëheqës të lartë nga industria relevante
  • Komisioni evropian dhe përfaqësues të agjencive të BE-së
  • Anëtarë dhe të punësuar të Parlamentit Evropian
  • Përfaqësues të qeverive shtetërore dhe përfaqësues të përfaqësive të përhershme
  • Përfaqësues të federatave, asociacioneve dhe agjencive për normalizim, evropiane dhe shtetërore.
 
Regjistrimi është falas.

 
Kini parasysh se numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Burimi: Eurosmart „Security and privacy in the digital world“ 

 

 

Botimet tona

  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image

wsa145x160-2013

Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave

ping_logo

Privatësia në internet në mënyrë të lehtë

Filmovi-opme-alb
Igri-opme-alb

Creative Commons iconPërveç në rastet kur në mënyrë eksplicite nuk është theksuar ndryshe, përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të licencuara
sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin - Jokomerciale - Pa vepra të adaptuara 2.5.