| Shpërblimet Big Brother: Austri 2011 |
|
|
|
| Lajme - EDRI |
| E martë, 15 Nandor 2011 17:30 |
|
Ndarja e shpërblimeve austriake të trembëdhjeta me radhë, Big Brother, u mbajt në teatrin Rabenhof në Vjenë, më 25 tetor 2011. Hyrja u desh të mbyllej një orë para fillimit, për shkak se teatri ishte mbushur përplot. Mbi 350 persona e ndoqën ngjarje brenda në sallë, kurse një numër edhe më i madh e ndoqën transmetimin për së gjalli nëpërmjet internetit ose u mblodhën në vende publike në Vjenë, Grac dhe Linc. Ngjarjen e moderoi komedianti austriak Diter Shmelar, i shoqëruar nga një bend fantastik dhe dy performanse skenike muzikore që u ekzekutuan për së gjalli. Shpërblimet i ndanë kryeredaktori i javores më të madhe austriake dhe profesorë të dalluar universitarë. Personat VIP në skenë ishin: Huan Manuel Biain, regjisor i filmit "Neni 12", Xhejms Vasili në emër të Freedom Box dhe Piter Frank, kryetar i Chaos Computer Club. Ceremonia e emërimit dhe e turpërimit zhvillohej paralelisht me sulme të të qeshurit dhe me aplaudime. Fishkëllimat e kaluan nivelin prej 100 decibelësh kur veterani austriak për tabloide dhe njeriu i shpallur për armik të privatësisë, Volfgang Felner, e fitoi shpërblimin Big Brother të titulluar "gjyshi i gazetarisë-incest". Në mesin e fituesve të tjerë (lexo humbësve) që e fituan shpërblimin ishin: drejtori ekzekutiv i Telekomit të Austrisë, ministrat për punë të brendshme dhe drejtësi, shefi i njësitit policor anti-terrorist, ndërsa shpërblimin për kërcënim jetësor e fitoi Mark Zukerberg. Shpërblimi „Defensor Libertatis“ i takoi Maks Shremsit për fushatën "Evropa kundër Facebook". Shpërblimet e trembëdhjeta austriake Big Brother i organizoi anëtari EDRI-t, Quintessenz, ndërsa ishin të përkrahura nga individë nga organizata të tjera si VIBE!, platforma austriake kundër ruajtjes së të dhënave, no-pnr.org, etj. Burimi: ЕDRI-gram „Austrian Big Brother Awards 2011“ |