Shqip
Почетна TIK Lajme EDRI Holanda - vendi i parë evropian me neutralitet të internetit
Holanda - vendi i parë evropian me neutralitet të internetit pdf Shtyp Email
Lajme - EDRI
E premte, 11 Maj 2012 12:15
Më 8 maj 2012, Holanda miratoi ligjin kyç për mbrojtjen e internetit të hapur dhe të sigurt. Ky është vendi i parë në Evropë që e futi neutralitetin e internetit në legjislacionin e tij kombëtar.

Përveç kësaj, Holanda miratoi dispoziat për mbrojtjen e shfrytëzuesve nga çkyçja dhe përgjimi nga ana e ofruesve të internetit. Lëvizja për të drejtat digjitale Bits of Freedom i fton edhe vendet tjera që ta ndjekin shembullin e Holandës.

Ligji për neutralitet të internetit ua ndalon ofruesve të internetit të përzihen në trafikun e shfrytëzuesve të internetit. Ligji lejon menaxhim të trafikut në rast të ndërprerjes së tij, edhe atë me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së rrjetit, me kusht që këto masa të jenë në interes të shfrytëzuesve të internetit. Ende ka mundësi të korrigjohet një gabim teknik në ligj gjatë votimit që do të mbahet më 15 maj.

Poashtu, ligji përmban edhe dispozitë kundër përgjimit, me të cilën ofruesve të internetit u kufizohet përdorimi i teknologjive invazive të përgjimit, siç është shqyrtimi i detajuar i paketeve të trafikut (DPI). Ata mund ta bëjnë një gjë të tillë vetëm në rrethana të caktuara, ose me pëlqim eksplicit të shfrytëzuesit, të cilin shfrytëzuesi mund ta tërheqë në çdo kohë. Përdorimi i DPI-së tërhoqi vëmendje të madhe kur KPN-ja pranoi se e ka analizuar trafikun e shfrytëzuesve të saj që të mbledhë informata për përdorimin e aplikacioneve të caktura. Ligji lejon përgjim me urdhëresë të gjyqit.

Në këtë ligj ka edhe dispozitë me të cilën sigurohet se ofruesit e internetit do të mund t'i çkyçin shfrytëzuesit vetëm në disa rrethana të caktuara. Qasja në internet është shumë e rëndësishme për funksionimin e shoqërisë informatike, ndërsa në këtë moment, ofruesit e internetit munden, në bazë të kushteve të tyre të përdorimit, t'i çkyçin shfrytëzuesit e tyre për një numër të madh arsyesh. Me këtë dispozitë lejohet çkyçja vetëm në rast të mashtrimit ose kur shfrytëzuesi nuk i paguan llogaritë.

Lëvizja holandeze për të drejtat digjitale - Bits of Freedom, e cila e udhëhoqi fushatën për përkrahje të këtyre dispozitave e përshëndet ligjin e ri. Ato konsiderojnë se ky është një moment historik për lirinë e internetit në Holandë dhe i ftojnë edhe vendet e tjera ta ndjekin shembullin holandez.

Dispozitat janë pjesë nga zbatimi i rregullave evropiane të telekomunikimit. Bits of freedom siguroi përkthim të dispozitave. Në përkthim nuk është përfshirë gabimi teknik në ligj, i cili mund të korrigjohet më 15 maj.


Burimi: ЕDRI-gram „Netherlands - first country in Europe with net neutrality“ nr. 10.9, 9 maj, 2012.

 

Botimet tona

  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image
  • image

wsa145x160-2013

Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave

ping_logo

Privatësia në internet në mënyrë të lehtë

Filmovi-opme-alb
Igri-opme-alb

Creative Commons iconPërveç në rastet kur në mënyrë eksplicite nuk është theksuar ndryshe, përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të licencuara
sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin - Jokomerciale - Pa vepra të adaptuara 2.5.