Shqip
Angazhimi vullnetar në Metamorfozis pdf Shtyp Email
E hanë, 27 Korrik 2009 16:03

Në kuadër të aktiviteteve për përforcim të kapaciteteve, Fondacioni Metamorfozis ofron mundësi për të gjithë të interesuarit që të kyçen si vullnetarë në punën e organizatës. Vullnetarët e ardhshëm do të kenë mundësi që të kyçen në mënyrë të drejtpërdrejtë në aktivitetet e rregullta të organizatës, me ç'rast do të fitojnë shkathtësi pune dhe do t'i zgjerojnë njohuritë e tyre.

Disa nga obligimet kryesore të secilit vullnetar do të jenë:

  • Logjistikë për ngjarjet që i organizon Fondacioni Metamorfozis
  • Përkujdesje për profilet në mediumet sociale
  • Hulumtim dhe gjetje të përmbajtjeve për tema të caktuara
  • Kontaktim dhe njoftim i bashkëpunëtorëve të organizatës për risitë e ndryshme

Obligimet e tjera të cilat mund t'i kryejë vullnetari, varësisht nga kualifikimet e tij, janë:

  • Instalimi i softuerit
  • Shkruarja e recensioneve për ueb-faqe të caktuara
  • Përkthimi i artikujve të ndryshëm që kanë të bëjnë me shoqërinë informatike

Përvçe obligimeve të lartëpërmendura, vullnetari do të ketë edhe detyra të tjera, varësisht nga projektet që realizohen në periudhën konkrete.

Angazhimi minimal vullnetar për kandidatët e interesuar është së paku 3 muaj, me  minimum 4 orë pune në ditë. Gjatë periudhës së angazhimit vullnetar, Fondacioni Metamorfozis do t'i mbulojë harxhimet e vullnetarit për transport dhe ushqim.

Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë biografinë e tyre të shkurtër (CV) dhe letrën e motivimit nëpërmjet postës elektronike në info@metamorphosis.org.mk.

 

Botimet tona

ping_logo

Privatësia në internet në mënyrë të lehtë

Filmovi-opme-alb
Igri-opme-alb

sajt_na_denot
sakas-da-volontiras-alb

Creative Commons iconPërveç në rastet kur në mënyrë eksplicite nuk është theksuar ndryshe, përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të licencuara
sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin - Jokomerciale - Pa vepra të adaptuara 2.5.